Çka janë titujt e TapQuiz?

Për ju, si lojtar i TapQuiz, ndoshta është hera e parë që luani, ndoshta është hera e disatë. Ndoshta keni fituar një herë, apo disa herë, apo prisni që të fitoni një ditë. Ndoshta keni luajtur TapQuiz pa ia huqur asnjëherë, keni qenë aty çdo të martë, mërkurë dhe enjte, që nga fillimi i TapQuiz.

Këto detaje ju bëjnë juve të veçoheni, në një mënyrë apo tjetrën. Për këtë arsye, ne kemi dashur ta bëjmë këtë lojë edhe më atraktive dhe t’ju ofrojmë diçka më ndryshe se që jemi mësuar të shohim.

Ju prezantojmë titujt e TapQuiz! Ju do të pajiseni me tituj të ndryshëm, në bazë të arritjeve tuaja në TapQuiz. Këto tituj do të vendosen afër emrit tuaj, duke treguar se jeni lojtar i rëndësishëm i TapQuiz.

Si ndahen titujt?

Titujt e TapQuiz ndahen në Emblema dhe Grada.

Premium


Premium

Ju jeni përdorues premium i platformës. Tani mund shijoni videot dhe filmat tuaj të preferuar pa reklama, të përfitoni nga mundësia të testoni njohuritë dhe fitoni cmime ekskluzive cdo të premte në TapQuiz Premium, të shikoni video dhe filma në aplikacionin mobil pa internet dhe të verifikoni profilin tuaj.

Verifikuar


Verifikuar

Je gjithandej, pjesë e pandashme e botës së mrekullueshme të Gjirafa. Përveç se luan në TapQuiz, je edhe konsumator i Gjirafa50 dhe GjirafaMall, duke treguar besnikëri ndaj nesh. Për këtë arsye, në shenjë falenderimi ju pajiseni me këtë emblemë.

Emblemat


Janë tituj me peshë të madhe. Emblemat janë vështirë të arritshme, por vlejnë shumë si titull. Ato i shihni në formë rrethore anash emrit tuaj. Kemi tri lloje të emblemave.

Triumfues/e

A ju ka ndodhur të keni fituar ndonjëherë një nga tre vendet e para në TapQuiz? Nëse po, atëherë ju do të pajiseni me titullin Triumfuesi. Ky titull iu vendoset të gjithëve që kanë fituar në TapQuiz, qoftë edhe një herë, qoftë edhe vendin e dytë apo të tretë. Ju jeni të veçantë dhe e meritoni këtë titull.

Titan

Kur arrini 100 lojë të luajtura në TapQuiz ju fitoni titullin Titan, i cili sikurse titanët e mitologjisë, ka një forcë të papërshkrueshme. Që të jeni një Titan nuk është punë e lehtë, por Titani nuk dorëzohet. Ai vazhdon të luajë TapQuiz.

Milioner/e

Ky titull i vendoset atij që ka grumbulluar 1 milion pikë në TapQuiz, nga fillimi i këtij formati. Pikët që keni fituar pas çdo loje të luajtur janë të ruajtura. Sa më shumë pikë që grumbulloni, ato shtohen, dhe ju eventualisht mund të arrini vlerën 1 milion. Është titull që nuk do ta kenë shumë persona, prandaj, nëse je ndër ta do të jetë një prestigj i madh.

Gradat Rrufe


Këto grada ju shfaqen lojtarëve që luajnë TapQuiz pa ndërprerje (në rend) dhe krijojnë ecuri të gjatë të lojës, pra pa munguar në asnjë TapQuiz. Nëse nuk luani në një TapQuiz, pra e ndërprisni vazhdimësinë e krijuar, Grada juaj Rrufe do të zbehet (ajo bëhet e hirtë). Nëse sërish nuk luani në TapQuiz-in e ardhshëm, pra ju bëhen dy lojë njëra pas tjetrës në të cilën nuk merrni pjesë, atëherë ju e humbisni Gradën tuaj Rrufe (ajo zhduket).

Rrufe 100 voltëshe

100 TapQuiz të luajtur në rend ju bëjnë me Gradën Rrufe 100 voltëshe.

Rrufe 70 voltëshe

70 TapQuiz të luajtur në rend ju bëjnë me Gradën Rrufe 70 voltëshe.

Rrufe 50 voltëshe

50 TapQuiz të luajtur në rend ju bëjnë me Gradën Rrufe 50 voltëshe.

Rrufe 30 voltëshe

30 TapQuiz të luajtur në rend ju bëjnë me Gradën Rrufe 30 voltëshe.

Rrufe 20 voltëshe

20 TapQuiz të luajtur në rend ju bëjnë me Gradën Rrufe 20 voltëshe.

Rrufe 10 voltëshe

10 TapQuiz të luajtur në rend ju bëjnë me Gradën Rrufe 10 voltëshe.

Rrufe 5 voltëshe

5 TapQuiz të luajtur në rend ja u fitojnë Gradën Rrufe 5 voltëshe.

Gradat e Nderit


Gradat e Nderit janë gradat që lojtarëve të TapQuiz do t’iu japë prestigj dhe nder të madh. Ato dhurohen për lojtarët më të fortë që ka TapQuiz, duke llogaritur 10 TapQuiz-et e fundit.

Perandor/eshë

Dhurohet për lojtarin që ka më së shumti pikë në TapQuiz, në dhjetë TapQuiz-et e fundit. Ky është numër i veçantë, pasi që këtë gradë mund ta ketë vetëm një person, një perandor i të gjithëve.

Mbret/ëreshë

Titullin mbret nuk mund ta ketë çdokush. Ata janë të fortë, njerëzit më të afërt të Perandorit. Kjo gradë shkon për lojtarët që zënë vendin 2 deri 5, në dhjetë TapQuiz-et e fundit.

Princ/eshë

Princat dhe Princeshat janë ata që një ditë mund të bëhen Mbretër e Mbretëresha. Ky titull u dhurohet atyre që janë në Top 10, në këtë rast pozitave 6 deri 10, në dhjetë TapQuiz-et e fundit.

Baron/eshë

Titullin Baron e kanë shtresat e larta dhe me nder të shoqërisë. Baronët dhe baroneshat janë grup i njerëzve që gëzojnë respekt të madh për pozitën që kanë. Këtë emër ua kemi dedikuar lojtarëve që janë në Top 25 me pikë në 10 TapQuiz-et e fundit.

Lord

Edhe lordët historikisht kanë gëzuar një prestigj të veçantë. Të jesh lord, do të thotë të jesh pjesë e një grupi të vogël njerëzish me të arritura të mëdha. Të jesh Top50 me pikë në 10 TapQuizet e fundit është e arritur e madhe, konsideruar numrin e madh të lojtarëve që luajnë.

Fisnik/e

Fisnik e Fisnike janë quajtur qytetarët e mirë e të ndershëm. Ata gëzojnë respekt në shoqëri, në të njëjtën mënyrë qysh gëzojnë respekt lojtarët e Top 100 në TapQuiz. Është numër i arritshëm, por më vështirë se që mendoni. Synoni të bëheni Fisnik, e ndoshta një ditë do të jeni Perandor.

Filozof/e

Filozofët, sipas Platonit, duhet ta udhëheqin shtetin, ata duhet të jenë mbretër. Filozofët punojnë me tru, jetojnë dhe veprojnë nga mendimet e tyre. Këtë emblemë ju e fitoni nëse gjindeni në Top 1% të lojtarëve 10 TapQuiz0eve të fundit, që tregon sa të përkushtuar dhe të dijshëm jeni.

Shkencëtar/e

Të jesh shkencëtar do të thotë të jesh i dijshëm dhe i rrallë. Ky epitet i takon atij grupi që përbëjnë 5% e më të mirëve në 10 quizet e fundit.

Profesor/eshë

Profesori ka një titull të rëndësishëm në shoqëri. Ata janë të mençur dhe kanë përvojë në punën që bëjnë. Ju që në 10 quizet e fundit gjindeni në Top 10% fitoni titullin Profesor.

Artist/e

Gradën e Artistit e fitojnë ata që janë në Top 20% në TapQuiz, e llogaritur për 10 quizet e fundit. Artistët janë kreativ, të shkathtë dhe thjesht të pandalshëm.