Egjeli
"Egjeli" është serial humoristik, bashkëprodhim i gjirafaStudios dhe Stupcat Group.
Me Vedat Bajramin, Osman Azemin dhe Mensur Safqiun në rolet kryesore, "Egjeli" ndjek historinë e Axhës Sheqë, gruas së tij Gjyles dhe nipit Liki. Banorë të një fshati misterioz në Kosovë -por hera-herës edhe në Prishtinë- jeta e tri protagonistëve ndërthuret me atë të personazheve të tjerë dhe karakterizohet nga linja të ndryshme sa dramatike aq edhe komike.
Në fund të sezonit të dytë të "Egjelit", personazhi i Likit largohet dhe aktori Vedat Bajrami rikthehet me personazhin e Sahit Plisit, familjar i Sheqës dhe patriot i madh.
Regjia: Valter Lucaj
Skenari: Milot Hoxha
