Për Ne

Gjirafa është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qëndrore dhe misioni i saj është të ndërtojë ekonominë e Internetit në rajon. Ekosistemi i shërbimeve të Gjirafës përshinë tregtinë online, marketingun online, transmetimin e videove, studion e produksionit dhe shërbimet cloud. Para së gjithash, Gjirafa garanton kualitet, besueshmëri, efikasitet, dhe çmimet më të volitshme në treg. Gjirafa mbetet përherë e përkushtuar që të përmbush pritshmëritë e klientëve dhe të ofrojë përvojat më të këndëshme për ta.

Mirë se vini!

Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni Gjirafa.com, GjirafaVideo dhe shërbimet tona tjera, të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.

Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet dhe relacion të detyrueshëm kontraktues ndërmjet juve dhe Gjirafa, Inc. kështu që ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.

Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni shërbimet tona.

Në kuadër të këtyre Kushteve, termet “JU” apo “përdorues” apo “blerës” nënkuptojnë entitetin apo individin i cili përdor shërbimet tona, ndërsa “NE” apo “tona” apo “GJIRAFA” nënkupton Gjirafa, Inc., dega në Kosovë, dhe “palët” nënkuptojnë JU dhe GJIRAFA.
GjirafaVideo përmban kanale qe i dedikohen audiencës së moshës minorene, me ç’rast kushtet e shërbimit duhet pranuar nga prindi ose kujdestari ligjor. Prindi/kujdestari ligjor zotohet që do t’ju përmbahet këtyre kushteve dhe në raport me fëmiun, do të kujdeset dhe mban përgjegjësi për shfaqjen e përmbajtjes. 

1.    Privatësia

Ju lutem lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë të publikuar në ueb faqen tonë në Gjirafa.com. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e këtyre Kushteve.

2.    Të drejtat e autorit

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që këto të drejta të respektohen në tërësi.
E gjithë përmbajtja e përfshirë, e vënë në dispozicion apo e plasuar përmes ndonjë shërbimi tonë e cila në mënyrë shprehimore theksohet se është vënë në dispozicion ose plasuar nga Gjirafa, siç mund të jenë por pa u limituar: ndonjë tekst, grafike, llogo, imazh, audio klip, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere janë pronë e jona, apo e kontraktorëve tanë dhe mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit të Republikës se Kosovës, ligjet ku operon apo ushtron aktivitetin GJIRAFA dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit.

Nëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në ueb faqen tonë.

Në anën tjetër, kanalet të cilat ndodhen në GjirafaVideo nuk janë në pronësi të Gjirafa, perveq përmbajtjeve nga GjirafaStudios. Secili kanal e ka pronarin e tij lehtësisht të identifikueshëm dhe secila video ose përmbajtje e plasuar në atë kanal, është përgjegjësi e plotë dhe e vetme e pronarit të Kanalit. Gjirafa do t’ju ndihmoj në lehtësimin e konkaktit me pronarin e kanalit, mirëpo në asnjë rast, Gjirafa nuk mban përgjegjësi për ato përmbajtje. Ju do t’i drejtoheni pronari të kanalit, për pretendimet në lidhje me atë video ose përmbajtje.

3.    Markat Tregtare

Marka e jonë tregtare është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

4.    Përmbajtja e të tjerëve

Në shërbimet tona një pjesë e përmbajtjes vjen nga përdoruesit, publikuesit, dhe palëve te treta. Edhe pse ne mundohemi që të rishikojmë përmbajtjet kohë pas kohe, ne nuk e bëjmë këtë për të gjitha faqet, dhe si rezultat nuk mbajmë përgjegjësi për çfarëdo lloj përmbajtje që vjen nga të tjerët nëpërmjet shërbimeve tona. Përmbajtja qe i dedikohet audiencës minorene gjithmonë kontrollohet për t’ju përshtatur moshës së përdoruesve, por në asnjë rast, Gjirafa nuk mban përgjegjësi nësë përmbajtja, përkundër moshës së dedikuar, mund të shkaktoj çfarëdo reagimi te fëmiu. Prindi/kujdestari ligjor mbetet përgjegjës për kontrollim të përshtatshmërisë së përmbajtjes për fëmiun e tij.

5.    Raportimi i përmbajtjes

Ju keni mundësi të raportoni një përmbajtje të pa përshtatshme ose një përmbajtje e cila ju mendoni se ju cenon juve ose personave nën përgjegjësinë ligjore tuajën.

Në rast se ju raportoni një video, përmbajtje ose çfarëdo materiali të shfaqur në kanalet me përmbajtje te dedikuar për fëmijë, ne menjëherë do të reagojmë në përputhje me politikat tona të brendshme. 

6.    Komunikimi Elektronik

Ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

7.    Llogaria juaj, abonimi dhe pagesa

Nëse ju hapni llogari tek ne në lidhje me shërbimet tona, ju do të keni mundësi të shfrytëzoni të gjitha shërbimet e Gjirafa, mirëpo ju mbeteni përgjegjës të ruani konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. 

8.    Modifikimi i shërbimeve

Ne rezervojmë të drejtën që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak të ndryshojmë, përmirësojmë, kufizojmë ose ndërprejmë përkohësisht apo përfundimisht ndonjë nga shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, apo pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve, përfshirë aplikacionet e lansuara. Për më tepër ne rezervojmë të drejtën për të prezentuar apo futur në funksion veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e tona.

9.    Refuzimi apo anulimi i një transaksioni

Gjirafa rezervon të drejtën që në çdo kohë, nën vullnetin e saj të lirë, të refuzoj apo të anuloj një transaksion online për çfarëdo arsye. Disa situata që mund të rezultojnë që një transaksion online të refuzohet apo anulohet përfshijnë dyshimet për mashtrim me kartelën e kreditit apo debitit, kur ka arsye të besojmë se transaksioni online është i pa-autorizuar, shkel ndonjë ligj, rregull apo rregullore. GJIRAFA në çdo kohë mund të kërkoj verifikime ose informacione shtesë për ndonjë transaksion online.

10.    Tatimet 

Çmimi i produkteve apo sherbimeve të listuara në ueb faqen tonë përfshinë TVSH-në dhe obligimet doganore (aty ku aplikohet), megjithatë para procesimit të porosisë ju lutem të lexoni me kujdes detajet e porosisë. Në rastet kur në çmimin e produktit apo shërbimit nuk janë të përfshira tatimet apo ngarkesat e tjera doganore apo ngarkesa të tjera të imponuara nga ligjet atëherë ju obligoheni që krahas çmimit blerës të paguani të gjitha tatimet dhe ngarkesat e tjera (e aplikueshme për blerjet nga jashtë).

11.    Kujdesi ndaj klientit

Kujdesi ndaj Klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, gjurmim të porosisë tuaj, apo tjetër, ju keni mundësi që të lidheni drejtpërdrejtë me ne.

12.    Plotësim-Ndryshimet e kushteve

Ne, në vazhdimësi përmirësojmë shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin do veprim në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht.

Ne shpresojmë qe ju do të përdorni përgjithmonë shërbimet tona, gjithsesi ju mund të përfundoni marrëdhënien duke fshirë llogarinë tuaj.

Në të njëjtën kohë edhe Ne mund të përfundojmë kontratën tonë në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin tuaj të shërbimeve, apo të mos ju ofrojmë shërbimet tona. Si p.sh. Ne mund të deaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i mos shfrytëzimit të shërbimeve për një kohë të gjate.

13.    Detyrueshmëria e këtyre kushteve dhe hyrja në fuqi

Pranimi i këtyre kushteve krijon relacion kontraktues detyrues në mes të Gjirafa dhe juve. Çfarëdo ndryshimi dhe plotësimi i kushteve, konsiderohet se kanë ndryshuar dhe plotësuar relacionin kontraktues në mes neve.  

Këto Kushte hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
-  Në datën e pranimit të tyre gjatë regjistrimit në platformë; ose
-  Në rastet e kushteve të plotësuara dhe ndryshuara, në momentin kur ju vazhdoni të përdorni shërbimet e Gjirafa, pas plotësimit dhe ndryshimit të kushteve.

14.    Zgjidhja e MOSMARRËVESHJEVE dhe ligji i aplikueshëm

Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Kushtet e Përgjithshme të Marrëveshjes së Shërbimit për Platformën e  GjirafaVideo 

MIRËSEVINI në GjirafaVideo! 

Jemi tejet të lumtur që keni vendosur të shfrytëzoni Shërbimet e GjirafaVideo (tutje si “Shërbimet”). 

Ne, me përkushtim kemi përpiluar këto Kushte të Përgjithshme të Marrëveshjes së Shërbimit (tutje si  “Kushtet e Shërbimit”) ashtu që ju të dini rregullat që rregullojnë raportin tonë me juve.  

Duke u qasur në Shërbimet e GjirafaVideo ju dakordoheni të respektoni Kushtet e Shërbimit. Në rast të  ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet Gjirafa dhe juve, këto Kushte të Shërbimit do të mbizotërojnë kundrejt  çfarëdo kushti tjetër të çfarëdo marrëveshje. Ju lutemi lexoni këto Kushte të Shërbimit me kujdes dhe të  na kontaktoni në rast se keni ndonjë pyetje.  

1. Hyrje 

1.1 “Gjirafa, Inc.” – Dega në Kosovë është kompani e huaj e regjistruar në Kosovë me numër unik  identifikues 810840307, me adresë Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km i 6-të, Graçanicë, Kosovë (tutje si  “Gjirafa”). Gjirafa operon platformën online GjirafaVideo (tutje si “GjirafaVideo”), të cilës mund të i qaseni  përmes https://video.gjirafa.com/. 

1.2. Në këto Kushte të Shërbimit “ju” dhe/apo “pronari i kanalit” nënkupton subjektin juridik ose fizik i cili  shfrytëzon Shërbimet, “ne” apo “tonë” apo “Gjirafa” nënkupton Gjirafa (e përdorur njëkohësisht me të  gjitha degët dhe subjektet e varura), ndërkaq “palët” nënkupton ju dhe Gjirafa 

1.3 GjirafaVideo është një platformë online e videos e cila iu mundëson pronarëve të kanaleve të saj të  ngarkojnë, shpërndarjnë dhe të monetizojnë përmbajtjen e tyre (tutje referuar si “Përmbajtja”). Përmbajtja  përfshinë tekstin, softuerin, skriptat, grafikat, fotot, tingujt, muzikën, videot, kombinimet audiovisuale,  karakteristikat interaktive dhe materialet tjera të cilat mund të shikosh, qasesh apo që i kontribuon  Shërbimit.  

1.4 Shërbimet e GjirafaVideo përfshijnë të gjitha aspektet e GjirafaVideo, që përfshinë por nuk limitohet  në produktet, softuerët dhe shërbimet e ofruara përmes uebsajtit të GjirafaVideo, sikur kanalet e  GjirafaVideo, “Embeddable Player” i GjirafaVideo, si dhe Ngarkuesi/Uploader i GjirafaVideo si dhe  çfarëdo aplikacioni tjetër.  

2. Qasja në Shërbime 

2.1 Për të shfrytëzuar Shërbimet tona, ju duhet të krijoni një Kanal të GjirafaVideo (tutje si “Kanali”), sipas  hapave dhe kushteve të përcaktuara paraprakisht si instruksione në ueb faqe si dhe të merrni aprovimin  nga ne. 

2.2 Kur të krijoni Kanalin tuaj, ju duhet të jepni informacione të plota dhe të sakta.  

2.3 Në ruajmë të drejtën të refuzojmë apo limitojmë qasjen tuaj në Shërbime nëse e konsiderojmë të  nevojshme dhe pa pasur nevojë të ju japim ndonjë shpjegimi. 

2.4 Duke paraqitur kërkesën tuaj për të shfrytëzuar Shërbimet, si një person fizik/individ, ju deklaroni se jeni së paku 18 vjeçar. 

2.5 Ju mund të keni vetëm një Kanal.  

2.6 Është rreptësisht e ndaluar të shfrytëzohet llogaria e dikujt tjetër pa autorizim paraprak.  

2.7 Është përgjegjësi e juaja çdo aktivitet që ndodh në Kanalin tuaj dhe ju duhet të mbani fjalëkalimin e  llogarisë të sigurt. Ju duhet të njoftoni Ekipin Mbështetës të GjirafaVideo menjëherë në rast të ndonjë  shkelje të sigurisë apo në rast të qasjes së pa autorizuar në llogarinë tuaj. Edhe pse Gjirafa nuk do të jetë  përgjegjëse për humbjet e juaja të shkaktuara nga përdorimi i pa autorizuar i Kanalit tuaj, ju do të jeni  përgjegjës për dëmet e shkaktuara ndaj Gjirafa apo reklamuesve si pasojë e shfrytëzimit të pa  autorizuar. 

2.8 Duke u regjistruar në GjirafaVideo, ju i jepni të drejtën Gjirafa të paraqesë reklama dhe përmbajtje  tjera (tutje si “Reklama”) dhe çfarëdo vegëze tjetër në Përmbajtjen tuaj dhe në Kanalin tuaj.  

2.9 Gjirafa në bazë të diskrecionit të saj mund në çfarëdo kohe të refuzojë të ofrojë Shërbime cilit do  Kanali të GjirafaVideo.  

3. Shfrytëzimi i Shërbimeve tona 

3.1 Ju mund të i shfrytëzoni shërbimet tona vetëm sipas dhe në përputhje me këto Kushte të Shërbimit.  Ju nuk lejoheni të keqpërdorni, p.sh, qasjen në shërbimet tona duke përdorur ndonjë metodë tjetër nga  ndërfaqja dhe instruksionet që ne ju japim.  

3.2 Nëse ju shfrytëzoni Embeddable Player në GjirafaVideo, ju nuk mund të modifikoni, ndërtoni apo  bllokoni ndonjë pjesë apo funksion të Embeddable Player, duke përfshirë por nuk limitohet në vegëzat  prapa në uebsajtin e GjirafaVideo. 

3.3 Shërbimet mund të përmbajnë vegëza të uebsajteve të palëve të treta të cilat nuk janë në pronësi dhe  nuk kontrollohen nga Gjirafa Gjirafa nuk ka kontroll mbi to, dhe nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për  përmbajtjen, politikat e privatësisë, apo praktikat e uebsajteve të palëve të treta. Poashtu, Gjirafa nuk do  të dhe nuk mund të cenzurojë apo editojë përmbajtjen e asnjë uebsajti të palëve të treta. Duke  shfrytëzuar Shërbimet tona, ju shprehimisht lironi Gjirafa nga çfarëdo përgjegjësie që rrjedhë si pasojë e  shfrytëzimit tuaj të uebsajteve të palëve të treta.  

3.4 Ju mund të ndërpreni shfrytëzimin e Shërbimeve tona në çdo kohë.  

4. Ndryshimet në Shërbimet tona; Ndryshimet në Kushtet e Shërbimit 

4.1 Shërbimet tona vazhdimisht janë duke u ndryshuar dhe duke u përmisuar. Në mund të shtojmë apo  largojmë ndonjë karakteristikë apo funskionalitet të Shërbimeve në çdo kohë dhe mund të pauzojmë apo  të i ndërprejmë të gjitha Shërbimet. 

4.2 Ne mund të modifikojmë këto Kushte të Shërbimit në çdo kohë. Në rast të modifikimit ne mund të ju  dërgojmë njoftim elektronik. Nëse ju nuk pajtoheni me modifikimet, ju duhet të mbyllni Kanalin tuaj.  Vazhdimi i shfrytëzimit të Shërbimeve pa kundërshtuar shprehimisht ato, do të konsiderohet si pranim i  Kushteve të Shërbimit të përditsuara.  

4.3 Edhe pse ne do të mundohemi të ju njoftojmë juve kur bëhen ndryshime të mëdha në këto Kushte të Shërbimit, ju duhet që periodikisht të rishikoni versionet e përditsuara.  

5. Montezimi i Përmbajtjes 

5.1 Për të monetizuar Përmbajtjen tuaj, ju duhet të zotëroni të gjitha të drejtat autoriale të nevojshme për  shfrytëzimin komercial të të gjitha elementeve visuale dhe audio.  

5.2 Përmbajtja e ngarkuar nga ju duhet të mbulojë të gjitha elementet e videos suaj dhe ju duhet të  siguroheni se i posedoni të gjitha të drejtat e nevojshme për shfrytëzimin e të dhënave vizuale të krijuara  nga ju.  

5.3 Në këtë mënyrë ju mund të monetizoni përmbajtjen tuaj nga shfaqjet e Reklamave të cilat paraqiten përderisa Përmbajtja visuale shikohet nga përdoruesit e internetit.  

5.4 Këto Kushte të Shërbimit nuk garantojnë se Kanali juaj do të monetizohet dhe se do të pranoni  domosdo pagesa nga Gjirafa me rastin e monetizimit të Kanalit.  

6. Pagesat 

6.1 Në pajtim me detajet e specifikuara në Shtojcën A të këtyre Kushteve të Shërbimit, ju mund të  pranoni pagesë në Reklamat e shfaqura në Kanalin dhe Përmbajtjen tuaj.  

6.2 Përveç në rast të ndërprerjes, ne mund të ju paguajmë juve në fund të çdo muaji (brenda 20 ditëve të  punës) ose në bazë të kërkesës suaj për tërheqje të mjeteve, që nuk mund të jetë më e vogël se 100  Euro. Para çdo pagese, ju duhet të na dërgoni një faturë.  

6.3 Pagesat do të kalkoluhen vetëm duke u bazuar në metodat tona të kontabilizmit. Pagesat ndaj juve  mund të ndalen për të përshtatur, reflektuar apo përjashtuar çfarëdo shume të rimbursuar apo të kredituar  tek reklamuesit apo të ndonjë shume që vjen si rrjedhojë e ndonjë veprimi jo-valid, siç përcakton Gjirafa.  në bazë të diskrecionit të saj. 

6.4 Veprimet jo-valide determinohen nga Gjirafa dhe përfshijnë, por nuk limitohen në: (a) spam,  kërkesa jo-valide, të papërshtatshme, përshtypjet jo-valide apo klikime jo-valide në Reklama të krijuara  nga një person, bot, program i automatizuar apo pajisje e ngjashme duke përfshirë nëpërmjet çfarëdo  klikimi apo përshtypje që vjen nga IP (adresa protokolare) dhe kompjuterët që janë nën kontrollin tuaj; (b)  klikimet e krijuara apo të nxitura si dhe përshtypjet e gjeneruara nga pagesa e parave, prezentimi i rremë,  apo kërkesat ndaj përdoruesve përfundimtar që të klikojnë në Reklama apo të ndërmarrin veprime tjera;  (c) Reklamat e paraqitura tek përdoruesit përfundimtar të cilat e kanë JavaScript të pa-aktivizuar në  shfletuesit e uebit dhe (d) klikimet apo përshtypjet e përziera me një shumë të konsiderueshme të  veprimeve të përshkruara në (a, b dhe c) më lartë.  

6.5 Përveç të drejtave dhe mjeteve tona, ne mund të (a) ndalim dhe të kompenzojmë çfarëdo pagese e  cila është borxh ndaj juve kundrejt çfarëdo tarife që ju mund të na keni borxh neve, apo (b) të kërkojmë  të na rimbursoni brenda 30 ditësh për çfarëdo fature, apo shume të mjeteve të cilat mund të ua kemi  paguar më tepër se që është dashur në periudhat paraprake.  

6.6 Nëse ju kontestoni çfarëdo pagese të bërë apo të mbajtur në lidhje me Shërbimet, ju duhet ta njoftoni  Gjirafa me shkrim brenda 30 ditësh pasi të jetë kryer pagesa. Nëse ju nuk na njoftoni brenda këtij afati,  për çfarëdo kërkese në lidhje pagesën e kontestuar konsiderohet se është hequr dorë.  

6.7 Nëse reklamuesi, Reklamat e të cilit paraqiten në cilindo Kanal dështon të paguajë Gjirafa, ne mund të ndalojmë pagesat ndaj juve në lidhje me atë relamues, ose të ngarkojmë prapa Kanalin tuaj.  

6.8 Për të siguruar pagesën e saktë, ju jeni përgjegjës të siguroni dhe të mirëmbani informacione të sakta  në lidhje me kontaktet dhe detajet e pagesave në Kanalin tuaj.  

6.9 Në rast të transfertave ndërkombetare, tarifat e transfertave bankare do të ndahen (SHA) në mes  Gjirafa.Inc dhe juve.  

7. Tatimet 

7.1 Të gjitha Shërbimet e ofruara nga Gjirafa iu nënshtrohen normave tatimore të aplikueshme në  Republikën e Kosovës. 

7.2 Në rast të aplikimit të tatimit në burim për të drejta pronësore dhe/apo licenca, Gjirafa do të mbajë  tatimin e aplikueshëm dhe do ta transferojë atë direkt në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në bazë  të kërkesës suaj ne do të ju sigurojmë një çertifikatë të mbajtjes së tatimit.  

8. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale 

8.1 Asnjëra palë nuk do të marrë ndonjë të drejtë, titull as interes në të drejtat e pronësisë intelektuale që  i takojnë palës tjetër apo të licencuesve të palës tjetër.  

8.2 Përveç distribuimit të Përmbajtjes përmes GjirafaVideo, ju nuk mund të kopjoni, modifikoni,  distribuoni, shisni, apo të jepni me qira asnjë pjesë të Shërbimeve tona apo softuerëve të përfshirë dhe as  nuk mund të modifikoni në mënyrë inxhinerike apo të provoni të nxjerrni kodin e burimit të atij softueri,  përveç nëse ligji ndalon këto restriksione ose merrni nga ne aprovimin me shkrim paraprakisht.  

8.3 Ne mund të përfshijmë emrin dhe elementet e markës suaj tregtare në preznentimet tona, materialet  e marketingut, listat e klientëve dhe raportet financiare.  

8.4 Ju mbani të gjitha të drejtat tuaja të pronësisë mbi Përmbajtjen. Sidoqoftë, duke paraqitur apo  ngarkuar Përmbajtjen në GjirafaVideo, ju i jepni Gjirafa licencën universale, jo-eksluzive, e lirë nga prona  intelektuale dhe e transferueshme për tu shfrytëzuar, riprodhuar, shpërndarë, përgatitur vepra derivative,  paraqitur, dhe për të shfaqur Përmbajtjen në lidhje me Shërbimet e Gjirafa (duke përfshirë degët dhe  kompanitë) si biznes, përfshirë pa kurrfar limitimi për promovimin dhe shpërndarjen e ndonjë pjese apo të  gjithë Shëbimit (dhe veprimeve derivative) në çfarëdo formati media dhe përmes çfarëdo kanali të  medias. Ju poashtu jepni cilido shfrytëzuesi të Shërbimeve licencën jo-eksluzive të i qaset Përmbajtjes  tuaj përmes Shërbimit, dhe të shfrytëzojë, riprodhojë, shpërndajë, shfaqë dhe performojë këtë Përmbajtje  ashu siç lejohet përmes funksioneve të Shërbimit dhe siç lejohet me këto Kushte të Shërbimit. Licencat e  lartëcekura të dhëna nga ju në Përmbajtjen e video të cilën ju paraqitni për Shërbim, përfundojnë brenda  një periudhe kohore të arsyeshme biznesore pasi që ju të keni larguar apo fshirë videot nga Shërbimi. Ju  kuptoni dhe pajtoheni, sidoqoftë që Gjirafa mund të mbajë, por jo të shfaqë, shpërndajë apo performojë,  kopje të serverëve të Përmbajtjes që janë fshirë apo larguar. Licencat e lartcekura të dhëna nga ju në  komentet e shfrytëzuezve të cilat ju paraqisni janë të përjetshme dhe të parevokueshme. 8.5 Çështjet  tjera do të mbulohen nga ligji i aplikushëm në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe/ose në bazë të  praktikave të mira, me mirëbesim dhe pa paragjykim.

9. Kufizimet e Përmbajtjes 

9.1 Ju nuk lejoheni të ngarkoni, postoni apo transmetoni (së bashku në këtë dokument si “Paraqisni”)  çfarëdo Përmbajtje që sipas gjykimit tonë: 

• Shkelë të drejtat autoriale të palës së tretë apo të drejta tjera p.sh. markën tregtare, të drejtat e privatësisë, etj.;  

• Përmbanë përmbajtje eksplicite seksuale apo pornografi;  

• Nxitë urrejtje, ose është shpifëse, apo diskriminuese apo nxitë urrejtje ndaj ndonjë individi apo grupi;

• Përmbanë përmbajtje që eksploaton të miturit osë në cfarëdo forme paraqet cënim ose rrezikim të të  miturit;  

• Përmbanë përmbajtje promovuese të veprimeve joligjore apo veprimeve të dhunshme;

• Shfaqë forma të ndryshme të dhunës apo mizorisë (p.sh dhuna apo mizoria ndaj kafshëve) apo dhuna  ekstreme ndaj kafshëve;  

• Promovon skema të dyshimta biznesore;  

• Shkakton dëm material dhe/ose dëm jo-material ndaj Gjirafa; 

• Është kundër interesave të Gjirafa apo të ndonjë pale të tretë;  

• Është kundër rendit publik; 

• Është e papërshtatshmë tu shikuar; 

• Shkelë ligjet e Republikës së Kosovës.  

9.2 Ju do të jeni vet përgjegjës për Përmbajtjen tuaj dhe për pasojat e Paraqitjes dhe të publikimit të  Përmbajtjes tuaj në Shërbime. Ju konfirmoni, deklaroni dhe garantoni se ju keni të gjitha licencat e  nevojshme, të drejtat, pëlqimet dhe lejet të publikoni Përmbajtjen që ju Paraqisni dhe ju i licenconi Gjirafa të gjitha patentat, markat tregtare, sekretet tregtare, të drejtat autoriale dhe të drejtat tjera pronësore në  dhe për Përmbajtjen për publikim në Shërbime në përputhje me këto Kushte të Shërbimit.  

10. Mbyllja e Kanalit 

10.1 GjirafaVideo mund në çdo kohë, pa njoftim paraprak dhe nën diskrecionin e saj të largojë Përmbajte  dhe/ose të mbyllë ndonjë Kanal për shkak të Paraqitjes së Përmbajtjes që shkelë këto Kushte të  Shërbimit ose për shkaqet të cilat Gjirafa e konsideron të arsyeshme mbylljen e kanalit dhe shfuqizimin e  këtyre kushteve në raport me ju.  

10.2 Kanali juaj mund të mbyllet në çdo kohë duke kompletuar procesin e deaktivizimit të llogarisë. 10.3 Në rast se ne ju mbyllim Kanalin për shkak të shkeljeve tuaja apo të veprimeve jo-valide, ne mund të  ndalojmë pagesat e papaguara. Nëse ne mbyllim Kanalin tuaj ju (a) nuk do të lejoheni të krijoni Kanal të ri  dhe (b) mund të mos lejoheni të monetizoni Përmbajtjen në produkte tjera të Gjirafa  

11. Të Drejtat Autoriale të Palëve të Treta dhe të drejtat tjera 

11.1 GjirafaVideo është një platformë e cila respekton të drejtat e pronësisë intelektuale të të tjerëve.  

11.2 Në rast se besoni se të drejtat tuaja autoriale janë shkelur, ju lusim të na dërgoni një njoftim  në [email protected]

12. Privatësia 

12.1 Në Politikën tonë të Privatësisë ju mund të gjeni shpjegimet se si i trajtojmë ne të dhënat tuaja personale dhe si mbrojmë privatësinë tuaj kur ju shfrytëzoni Shërbimet. Duke shfrytëzuar Shërbimet tona,  ju pajtoheni se Gjirafa mund të shfrytëzojë këto të dhëna sipas Politikës tonë të Privatësisë.  

12.2 Ne do të bëjmë përpjeke të arsyeshme komerciale të sigurojmë se do të marrim pëlqimin tuaj për  ruajtjen dhe qasjen në cookies, në informata specifike të pajisjes, në informacionin në lidhje me  lokacionin apo informacione të tjera në pajisjen tuaj në lidhje me Shërbimet, atëherë kur ky pëlqim  kërkohet me ligj.  

13. Konfidencialiteti 

13.1 Ju pajtoheni që nuk do të shpalosni çfarëdo Informacioni Konfidencial të Gjirafa pa pëlqimin tonë  paraprak me shkrim.  

13.2 “Informacioni Konfidencial i Gjirafa” pëfshinë: 

(a) të gjithë softuerët, teknologjinë dhe dokumentacionin e Gjirafa në lidhje me Shërbimet; (b) normat e klikimit-përmes apo statistikat tjera në lidhje me përformancën e Kanalit tuaj që u takon  Shërbimeve; 

(c) ekzistenca e, apo informimi për, elementet beta në Shërbim; dhe 

(d) çfarëdo informacioni tjetër i ofruar nga Gjirafa që është i shënuar si konfidencial apo që normalisht do  të konsiderohej si konfidencial sipas rrethanave në të cilat është prezentuar.  

13.3 Informacioni Konfidencial mund të jetë verbal, i shkruar, apo inçizuar ose i shikuar dhe mund të jetë  në atë që pala shpalosëse ka krijuar si dhe në atë e cila bie në posedim apo njohuri të pranuesit.  

13.4 Informacioni Konfidencial i Gjirafa nuk përfshinë informacionin të cilin ju veçse e keni ditur para se të  shfrytëzoni Shërbimet, apo që bëhet publik pa fajin tuaj apo që është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga  ju, apo që në mënyrë ligjore u është ofruar juve nga një palë e tretë.  

13.5 Pavarësisht pjesës lart, ju mund të shpalosni saktë shumën bruto që Gjirafa paguan si rezultat i  shfrytëzimit të Shërbimeve nga ana juaj. 

13.6. Obligimet e marra përsipër në lidhje me konfidencialitetin do të vazhdojnë dhe të i mbijetojnë  mbylljes së Kanalit tuaj. 

14. Procedura e trajtimit të ankesave nga palët e treta 

14.1. Përmbajtja dhe çfarëdo materiali të cilin ju e paraqisni në Kanal është dhe mbetet përgjegjësi e juaja,  së bashku me çfarëdo pretendimi të një pale të tretë në lidhje me përmbajtjen, ashtu siq është përcaktuar  në këto Kushte. 

14.2. Në rast se një palë e tretë paraqet çfarëdo pretendimi ndaj Përmbajtjes, përmes e-mailit, mënyrave  tjera të komunikimit ose hapësirës së veçantë të raportimit, Gjirafa do të ndërmarr veprimet si vijon, dhe  pa vonese: 

i. Ju do të pranoni një njoftim së bashku me pretendimin e palës së tretë, me ato të dhëna kontaktuese të  cilat ne i pranojm nga pala e tretë; 

ii. Ju do të njoftoheni se Gjirafa ka ndërprerë shfaqjen e Përmbajtjes nga kanali juaj;

iii. Në rast se Përmbajtja, për mendimin e Gjirafa nuk bjen në kuadër të kufizimeve të përcaktuara në  pikën 9 të këtyre kushteve, ju do të keni të drejtën që të njejtën ta rishfaqni mënjëherë në kanalin tuaj;

iv. Në rast të rishfaqjes në kanalin tuaj të Përmbajtjes së ndërprerë në përputhje me pikat (ii) dhe (iii),  çfarëdo pretendimi i mëtutjeshëm i palës së tretë ndaj përmbajtjes do të trajtohet direkt nga Ju dhe Gjirafa  do të përcjell të gjithë komunkimin nga pala e tretë te ju.  

v. Gjirafa do të njoftoj edhe pretenduesin se përmbajtja është larguar nga kanali përkohësisht, do t’i  përcjell e-mail adresën tuaj për komunikime të mëtutjeshme dhe do ta njoftoj mbi përgjegjësinë tuaj në  lidhje me Përmbajtjen dhe shfaqjen ose rishfaqjen e të njejtës. 

15. Deklarimet; Garancitë; Mohimi i përgjegjësisë; Bartja 

15.1 Gjirafa garanton se ka të drejtën e nevojshme biznesore, zotësinë dhe autorizimet të ju jap të drejtat  e cekura në këtë dokument në lidhje me qasjen dhe shfrytëzimin e Shërbimeve.  

Ju deklaroni dhe garantoni se:  

(a) keni zotësinë dhe autorizimet e plota të shfrytëzoni Shërbimet dhe të hyni në këto Kushte të  Shërbimit; 

(b) ju jeni pronari i, ose jeni të autorizuar ligjërsisht të veproni në emër të pronarit për çdo Përmbajtje;  (c) Gjirafa nuk ka mbyllur apo suspenduar ndonjë llogari të krijuar nga ju në Gjirafa dhe/ose Kanal të  GjirafaVideo, për shkak të shkeljeve të Kushteve të Shërbimit apo për shkak të veprimeve jo-valide;  (d) me hyrjen në apo me performimin këtyre Kushteve të Shërbimit, ju nuk do të shkelni ndonjë  marrëveshje që keni me palët e treta dhe nuk do të shkelni të drejtat e palëve të treta; dhe (f) të gjitha informatat e sigurara nga ju për Gjirafa janë të sakta dhe të përditsuara.  

15.2 Përveç nëse është paraparë ndryshe me këto Kushte të Shërbimit, ne nuk bëjmë kurrfar premtimi  apo garancioni në lidhje me Shërbimet. Për shembull, ne nuk ofrojmë kurrfar garance në lidhje me  përmbatjen e Shërbimit, funksionimin specifik të Shërbimit, profitabilitetin ose besueshmërinë e Shërbimit,  disponueshmërinë apo aftësinë që këto shërbime i kanë për të përmbushur nevojat tuaja. Ne e ofrojmë  secilin shërbim ‘’siç është’’ (“as is”).  

15.3 Për aq sa është e lejuar me ligj, ne përjashtojmë të gjitha garancionet e shprehura, ligjore apo të  nënkuptuara. Ne, shprehimisht mohojmë garancionet apo kushtet në lidhje me mos-shkeljet, shitjen dhe  përshtatshmërinë për ndonjë qëllim te caktuar.  

15.4 Ju nuk mund të transferoni apo bartni Kanalin tuaj ndaj ndonjë pale tjetër pa pëlqimin tonë  paraprak.  

15.5 Këto Kushte të Shërbimit duhet të interpretohen dhe të zbatohen në pajtueshmëri me ligjin. Secila  dispozitë duhet të zbatohet për aq sa është e lejuar me ligj. Pazbatueshmëria e ndonjë dispozite të këtyre  Kushteve të Shërbimit nuk do të ndikojë në zbatueshmërinë e dispozitave tjera të Kushteve të  Shërbimit.  

16. Dëmshpërblimi dhe Kufizimi i Përgjegjësisë 

16.1 Ju dakordoheni të dëmshpërbleni dhe të mbroni Gjirafa degët, filialet, agjentët, kompanitë e varura  të saj dhe reklamuesit nga dhe kundër çdo kërkese nga palët e treta si dhe nga përgjegjësitë që rrjedhin  nga ose janë në lidhje me Kanalet ose Përmbajtjen tuaj, shfrytëzimin tuaj të Shërbimeve, apo shkeljen e  

çfarëdo kushti të këtyre Kushteve të Shërbimit. Reklamuesit e Gjirafa si palë e tretë janë përfitues të  kësaj klauzole dëmshpërblimi. 

16.2 Gjirafa përjashton të gjitha përgjegjësitë për çfarëdo dëmi direkt apo indirekt, përfshirë dëmin në  biznesin tuaj, humbjen e profitit, dëmet ndaj palëve të treta, dëmet personale apo dëmet në pronë, përveç  rasteve që përfshijnë sjelljen e pahijshme të qëllimshme apo neglizhencën e rëndë nga ana e Gjirafa 

16.3 Gjirafa nuk do të jetë përgjegjëse në çfarëdo rasti për dëmet e shkaktuara nga dështimi i  Shërbimeve apo për dëmet e shkaktuara si pasojë e shfrytëzimit të Shërbimeve.  

16.4 Ju do të dëmshpërbleni Gjirafa kundër çfarëdo kërkese nga palët e treta të cilat paraqiten kundër  Gjirafa në lidhje me shfrytëzimin tuaj të Shërbimeve. Në çfarëdo rasti, përgjegjësia e Gjirafës do të  limitohet në shumën maksimale e cila është e barabartë me shumën neto të pranuar nga ju prej neve në  lidhje me Shërbimet gjatë periudhës një mujore, para datës së paraqitjes së kërkesës.  

17. Hyrja në fuqi 

Këto Kushte të Shërbimit hyjnë në fuqi menjëherë pasi që ju të dakordoheni me përmbajtjen e tyre në  formë elektronike. 

18. Gjuha e aplikueshme 

Këto Kushte të Shërbimit në formë origjinale janë shkruar në gjuhën Angleze dhe poashtu mund të  publikohen edhe në gjuhë tjera. Në rast të ndonjë diskrepance në mes të versioneve të gjuhëve të  ndryshme, versioni i gjuhës Angleze do të mbizotërojë.  

19. Të ndryshme 

Kontratorët e Pavarur. Palët janë kontraktorë të pavarur nga njëri tjetri dhe këto Kushte të Shërbimit nuk  krijojnë asnjë partneritet apo ortakëri në mes palëve.  

Pa palë të treta përfituese. Përveç siç është përcaktohet me Nenin 16.1 dhe 2.7, këto Kushte të Shërbimit  nuk krijojnë të drejta përfituese për palët e treta. 

Mos-heqja dorë: Dështimi i cilësdo palë që të zbatojë ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve të Shërbimit  nuk do të konstituojë në heqje dorë nga këto Kushte të Shërbimit, përveç siç është përcaktuar në Nenin  6.6. 

Forca Madhore: Asnjëra palë nuk do të jetë përgjegjëse për mosperformancë për aq sa mosperformanca  është shkaktuar nga një gjendje (p.sh., fatkeqësi natyrore, vepra të luftës apo terrorizimit, trazirave,  kushteve të punës, veprimeve të qeverisë dhe pengesave në Internet) që ka qenë përtej kontrollit të  arsyeshëm të palës.  

Ligji i Zbatueshëm; Jurisdiksioni; Vendi. Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga, apo  në lidhje me këto kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e kushteve, do të  zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e  arbitrazhit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Vendi i arbitrazhit do të  jetë Prishtina, Kosova. Procedura e arbitrazhit do të zhvillohet në gjuhën Angleze.  

19. Detyrueshmëria e këtyre kushteve dhe hyrja në fuqi 

19.1. Pranimi i këtyre kushteve krijon relacion kontraktues detyrues në mes të Gjirafa dhe juve. Çfarëdo  ndryshimi dhe plotësimi i kushteve, konsiderohet se kanë ndryshuar dhe plotësuar relacacionin  kontraktues në mes neve. 

19.2. Këto Kushte hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim: 

1.1. Në datën e pranimit të tyre gjatë regjistrimit në plaftormë; ose 

1.2. Në rastet e kushteve të plotësuara dhe ndryshuara, në momentin kur ju vazhdoni të përdorni  shërbimet e GjirafaVideo, pas plotësimit dhe ndryshimit të kështeve.  

SHTOJCA A 

Detajet e Monetizimit 

Në momentin që Përmbajtja juaj ëshë Paraqitur dhe aprovuar nga ne për monetizim, Gjirafa mund të  vendosë Reklama brenda ose afër Përmbajtjes në formë të Reklamave Shfaqëse, Video Reklamave apo  Reklamave të tjera.  

Kështu, Kanali juaj mund të monetizohet automatikisht dhe pasi që ju të keni ndërlidhur Kanalin me  Reklamat e shfaqura në format e lartcekura të reklamimit, ju mund të fitoni të ardhura të cilat janë të  gjeneruara nga Reklamat.  

Të gjitha Reklamat e shfaqura në Kanalin tuaj janë të menaxhuara dhe të vendosura automatikisht nga  Gjirafa 

Pagesat mund të bëhen duke u bazuar në numrin e përshtypjeve valide të Reklamave të paraqitura në  Kanalin tuaj, në klikimet në Reklama (kur është e aplikueshme) të paraqitura në Kanalin tuaj, në gjatësinë  kohore të caktuar përgjatë së cilës Përmbajtja juaj shikohet, në secilin rast ashtu siç përcaktohet  shprehimisht nga Gjirafa  

Synimi i GjirafaVideo është zhvillimi dhe rritja e platformës, ku rol kyç keni ju si krijues i kanalit. Reklamat e vendosura nga Gjirafa për qellim të promovimit të platformave të saj ose për partneritet me  kompani të tjera, mund të kenë nivel të ndryshëm të monetizimit. 

Niveli i monetizimit dhe cmimi për reklamim është tërësisht në kompetencat e Gjirafa Nëse nuk pajtoheni me Kushtet, ju lutemi mos krijoni kanal.

Politika e Privatësisë 


•    Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë

Gjirafa ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur.

Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditesuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, dhe Maqedoninë e Veriut.

Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.

GjirafaVideo ndër të tjera përmban kanale qe i dedikohen audiencës së moshës minorene, me ç’rast kushtet e shërbimit dhe keto politika te privatësisë duhet pranuar nga prindi ose kujdestari ligjor. Prindi/kujdestari ligjor zotohet që do t’ju përmbahet këtyre kushteve dhe në raport me fëmiun, do të kujdeset dhe mban përgjegjësi për shfaqjen e përmbajtjes. 

•    Definimi i termeve

Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “GJIRAFA” apo termi “NE” nënkupton Gjirafa, Inc. (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse).

Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e GJIRAFA.

Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, aplikacion, instrument, ueb faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si “Shërbimet”) që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të Gjirafa.

Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni GJIRAFA që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.

•    Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.

Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.

•    Mbledhja e të Dhënave Personale

Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
Shfrytëzoni shërbimet tona;
Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ;
Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.

•    Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:

Informatat që ju apo në raste kur prindi/kujdestari ligjor i ofroni për ne, si:
Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.

Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).

Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.

Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.

Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.

Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë, Gjirafa nuk do të kërkoj që ju të shpalosni të dhënat personale të fëmiut. Ju mund të vendosni emrin e fëmiut tuaj në profil vetëm për qëllim të identifikimit të fëmiut përdorues dhe me qëllim të identifikimit të përmbajtjes së përshtatshme, edhe moshën e tij/saj. 

•    Të dhënat automatike

Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.

Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.

Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo partnereve tanë.

Termet e kërkimit apo filterët e përdorur.
•    Të dhënat duke përdorur cookies

Cookie eshte nje fajll standard qe vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit ne mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.

•    Të dhënat nga burime të tjera

Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.

Personalizimi nëpër pajisje te ndryshme. Kur ju qaseni në Gjirafa nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime te kyçjes, sigurisë dhe personalizimit. Shembull nëse ju vizitoni një faqe që përmban sport ne pajisjen laptop, ne mund të ju shfaqim reklama në lidhje me sportin në pajisjen e juaj celulare.

Te dhënat nga ueb faqet e palëve te treta. Ne përdorim informata të përshkruara në këtë politike të privatësisë për të ndihmuar të shfaqim reklama më relevante për ju, të masim efektshmërinë e tyre dhe të njohim pajisjet e juaja që të ju shërbejmë reklama. Kur ju i vizitoni ueb faqet e palëve të treta të cilët janë pjesë e platformës Gjirafa AdNetwork, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.

•    Te dhënat për procesim të pagesave

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.

•    Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:
Identifikimin tuaj për qasje te sigurte në shërbime tona;
Ofruar shërbime te personalizuara dhe relevante;
Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush; 
Për t’ju kontaktuar ne lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për te vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.

Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale.

Qe teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa me relevante.

•    Si i ruajmë të dhënat e mbledhura

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.

Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

•    Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim

Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer me mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë që do të ju pëlqejnë.

•    Ofruesit e shërbimeve

Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics apo Hotjar. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartelave të debitit apo kreditit.

•    Ligji dhe interesi publik

Duke mos ju përmbajte asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrollit te cilat përndryshe mund t’ju kemi ofruar juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmërisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizoje juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.

•    Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne

Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të vizitoni https://une.gjirafa.com ku do t’i keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë të na kontaktoni.

•    Qasja në të dhënat tuaja personale

Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t’i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar https://une.gjirafa.com . Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.

•    Qasja apo korrigjimi i te dhënave

Nese jeni regjistruar për llogari në Gjirafa, ne ju ofrojmë mundësi ne SSO (single Sign On) të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe që janë të assocuara me llogarinë tuaj. Ju mund të shkarkoni disa pjesë të informatave në https://une.gjirafa.com.

•    Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit

Kur ju jeni të kyçur në llogari të Gjirafa, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.

•    Bartja

Gjirafa ju mundëson që të shkarkoni informatat te cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke klikuar në https://une.gjirafa.com.

•    Preferencat e komunikimit

Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante.

Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera duke vizituar faqen https://une.gjirafa.com.

•    Ndryshimi i Pronësisë

Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatojë në përpikëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.

•    Siguria

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit [email protected].

•    Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta

Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.

Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.

•    Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit [email protected].

•    Fëmijët dhe shërbimet tona

Përmbajtja që është e dedikuar për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, prindi apo kujdestari ligjor mban përgjegjësi për zbatimin e politikave dhe kushteve të përdorimit. Gjirafa në asnjë rast nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e prindit apo kujdestarit ligjor në raport me fëmiun. Ju lusim që fëmiun ta përcjellni me kujdes gjatë përdorimit të përmbajtjes. 

•    Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë

Ne mund ta revidojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë procesimin tonë të informative tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në https://gjirafa.com/Top/Terms#Privacy . Nëse bëjme ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë ne facebook ose e-mail. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar te çaseni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.

Ndrshimet ne kushtet e privatësisë aplikohohen vetem ne shfletuesin dhe paisjen qe po perdorni tash. Nese krijoni perdorues, keto kushte do vlejne gjithmone kur jeni te kyqur.


Cookies jane te nevojshme qe kjo faqe te funksionoi
Pa cookies sherbimet tona nuk mund të përdoren

Personalizimi sipas sjelljes
Ne e bëjmë personalizimin bazuar në përmbajtjen që shihni. Tjetra, ne rregullojmë përmbajtjen që shihni bazuar në interesat tuaja.

Cookies për Marketing
Këto cookies përdoren nga rrjetet e reklamimit si dhe rrjetet sociale për ti rregulluar reklamat që ju shihni në menyrë që të jenë interesante për tu shikuar.

Zgjidhni veprimin që dëshironi të kryeni. Pasi të paraqisni kërkesen , ne do t'ju dërgojmë një  link verifikues për të verifikuar identitetin tuaj si dhe për ta kompletuar veprimin e kërkuar.

  • Unë dua ti marr të gjitha informatat personale që keni për mua

  • Dua të kundërshtoj përpunimin e të dhënave të mia personale

  • Dua ti përditsoj informatat e mija personale

  • Dua ti transferoj informatat e mia personale diku tjetër

  • Unë dua ti fshij të gjitha informatat personale që keni për mua

  • Dua të anuloj pëlqimin tim për përpunimin e të dhënave të mia personale

Gjirafa, Inc - Dega në Kosovë

Adresa: Magjistralja Prishtine - Ferizaj, km i 6-te

Tel: +383 (0) 49 202 040

Email: [email protected]

 

Gjirafa Shqiperi - SHPK

Adresa: Tirana Business Park, Rinas, Tiranë, Shqiperi

Tel: +355 (0) 68 803 0303

Email: [email protected]

 

© 2019 Gjirafa, Inc.