Agjencia e Lajmeve KosovaPress

KosovaPress është Agjenci e Pavarur e Lajmeve, e cila u themelua më 4 janar të vitit 1999. KosovaPress gëzon statusin e një mediumi të lirë e të pavarur. Shërbimet tona KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. KosovaPress-i ka raporte bashkëpunimi të ndërsjella me agjenci lajmesh dhe rrjetin shumë funksional të korrespondentëve në Kosovë dhe në rajon. Që të informoheni më shumë dhe nëse doni të dini më shpejtë dhe më saktë çdo gjë për Kosovën, vizitojeni websajtin www.kosovapress.com Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze. Faqja ju jep mundësi të mëdha që ju të orientoheni (njoftoheni) sipas nevojës suaj në ngjarjet kryesore nga Kosova, rajoni dhe bota. Lajmet më të rëndësishme do të keni mundësi t’i keni në dispozicion në faqen kryesore, e cila është në momentin e hapjes. Shërbimi në gjuhën Shqipe Përfshin ngjarjet nga Kosova, rajoni dhe bota. KosovaPress ka një rrjet të mire korrespondentësh në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë lindore ( Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc ) . Shërbimi në gjuhën Angleze Përfshin lajmet kryesore nga Kosova. Në gjuhën angleze do të jenë lajmet kryesore, temat, intervistat, ngjarjet nga Kosovë dhe rreth saj. Shërbimi i fotove Përfshin fotot nga ngjarjet kryesore në Kosovë. Dimensioni i tyre është 640x pixel. Shfrytëzimi i lajmeve të KosovaPress-it mund të bëhet përmes sistemit të abonimit (parapagimit). Na gjeni ne: Address: Rruga, Hamëz Jashari nr. 28, Kati 7 , 10000 Prishtinë, Kosovë E-mail: [email protected]. [email protected] Redaksia: Tel: +381 38 249 721 / Mob: +377 44 50 77 66 Marketing: +377 44 966 167. +377 44 656 300 Administrata: +377 45 723 045

Shfaq më shumë
Alternate Text

Përmbajtja

Videot

Renditja
Të fundit
  • Alfabetike
  • Të fundit
  • Më të shikuarat