Gjirafa ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur. Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Në përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hytur në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, në kemi përditësuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithatë, në i aplikojmë të njëjtat rregulla për të gjitha vendet ku operojmë.
Në kuadër të kësaj Politikë të Privatësisë termi "GJIRAFA" apo termi "NE" nënkupton Gjirafa, Inc. (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse). Aty ku përdoret termi "JU" apo "JUVE" varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blërësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e GJIRAFA. Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, aplikacion, instrument, ueb faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si "Shërbimet") që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të GJIRAFA.
Në mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë. Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Në mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju: Shfrytëzoni shërbimet tona; Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne; Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj; Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe; Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Informatat që ju apo në raste kur prindi/kujdestari ligjor i ofroni për ne, si: Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne. Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë). Informacionet e adresës së dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim. Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë mosha, gjinia, interesat dhe preferencat. Të dhënat personale të të miturve që krijoni kanal për ta përfshijnë vetëm emrin dhe moshën.
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona; Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion në e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari të ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme. Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa, statistikat e shfletimit, termet e kërkimit dhe informacione të tjera të ngjashme.
Cookie është një fajll standard që vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Në mund të përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithashtu ju mund të fshini cookies që janë të ruajtura në kompjuterin tuaj në çdo kohë.
Në mund të plotësojmë të dhënat personale që në mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, në mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme. Personalizimi nëpër pajisje të ndryshme: Kur ju qaseni në Gjirafa nga shfletuesi apo pajisja në e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime të kyçjes, sigurisë dhe personalizimit.
Në nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartëlave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.
Në përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë: Identifikimin tuaj për qasje të sigurtë në shërbime tona; Ofruar shërbime të personalizuara dhe relevante; Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush; Për t'ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për të vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve. Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu; Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale. Që teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë në mënyrë sa më të mirë.
Në ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, në mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarr veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme. Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale, në do t'i fshijmë ose anonimizojmë ato.
Në nuk i shesim të dhënat e juaja. Në i përdorim të dhënat e juaja për të ju shërbyer më mirë, si dhe për t'i shfaqur reklamat që në mendojmë që do të ju pëlqejnë.
Në përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku në operojmë. Shembull në përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo të na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics apo Hotjar. Në ndajmë informatat e pagesës me ofrues të shërbimeve për të procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të lidhura me procesimin e pagesave.
Duke mos ju përmbajtur asgjë që është në të kundërt të kësaj politikë të privatësisë apo kontrollit të cilat përndryshe mund t'ju kemi ofruar juve, në ruajmë, përdorim, apo shpalosim të dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmerisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive nga shërbimet tona.
Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të vizitoni https://une.gjirafa.com ku do t'i keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t'i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Në gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t'i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë të na kontaktoni.
Në ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që në mbledhim janë të sakta dhe të përditsuar, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t'i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar https://une.gjirafa.com. Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Në nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditsuar.
Nëse jeni regjistruar për llogari në Gjirafa, në ju ofrojmë mundësi në SSO (Single Sign On) të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe që janë të assocuara me llogarinë tuaj. Ju mund të shkarkoni disa pjesë të informatave në https://une.gjirafa.com.
Kur ju jeni të kyçur në llogari të Gjirafa, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe në mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.
Gjirafa ju mundëson që të shkarkoni informatat të cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke klikuar në https://une.gjirafa.com.
Ju keni mundësi të zgjedhni se si në mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t'ju dërguar njoftime informuese dhe se si në mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante. Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave në mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera duke vizituar faqen https://une.gjirafa.com.
Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, në mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, në do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatojë në përpikëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.
Në mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që në përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit privacy@gjirafa.com.
Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që në i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë. Në ju inkurajojmë që para se të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlërësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit privacy@gjirafa.com.
Përmbajtja që është e dedikuar për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, prindi apo kujdestari ligjor mban përgjegjësi për zbatimin e politikave dhe kushteve të përdorimit. Gjirafa në asnjë rast nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e prindit apo kujdestarit ligjor në raport me fëmiunë. Ju lusim që fëmiun ta përcjellni me kujdes gjatë përdorimit të përmbajtjes.
Në mund ta revidojmë kohë pas kohë këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë procesimin tonë të informatave tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në dispozicion. Nëse bëjmë ndryshime në këtë politikë, që sipas vlërësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë në facebook ose e-mail. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar të çaseni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.