RTV Dukagjini

Raportimi i veçantë dhe i drejtpërdrejtë si dhe paanësia dhe qasja profesionale në të bërit program televiziv, bëjnë që TV Dukagjini të jetë televizioni më alternativ në vend, duke ofruar hapësirë të pafundme për qytetarët e Kosovës, interesin, problemin dhe orientimin e tyre. E gjitha kjo bëhet pa kurrfarë ngjyrimi politik, religjioz apo ideologjik. Me skemën e re programore dhe qasje nacionale TV Dukagjini ka arritur që në kohë rekord të shndërrohet në kanal të besueshëm të informimit. Krahas besueshmërisë, falë stafit entuziastë dhe teknologjisë së fundit, është kultivuar edhe shpejtësia e raportimit duke e bërë atë televizionin me më së shumti transmetime të drejtpërdrejta të secilit lajm në Kosovë. Dukagjini, pos që është i drejtpërdrejtë, ofron edhe komente, opinione dhe analiza të ndryshme nga një numër rekord opinion bërësish në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, dhe gjithë rajonin e Ballkanit. Duke qenë televizioni i vetëm në Kosovë më dy studio në qytete të ndryshme, Prishtinë dhe Pejë, TV Dukagjini ka edhe rrjetin e gjerë të korrespodentëve nga qytetet kryesore të Kosovës, kryeqytetet e rajonit dhe të shteteve vendimmarrëse perëndimore, duke mundësuar që secili lajm të jetë i shpejt dhe i besueshëm. Programi i TV Dukagjinit është i bazuar në modelet më të fundit televizive të kultivuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të zhvilluara, duke e rivendosur kështu programin në interes të drejtpërdrejtë të shikuesit, në mënyrë që të pozicionohet në hap me kohën edhe në raportin që tashmë televizioni ka pas medias së re online. Kësisoj, pos informimit, dhe argëtimit, TV Dukagjini synon që t`i kryejë shërbim të drejtpërdrejtë qytetarit duke e shtuar dhe fisnikëruar kështu misionin fillestar që ka televizioni si media.

Shfaq më shumë
Alternate Text

Videot

Renditja
Të fundit
  • Alfabetike
  • Të fundit
  • Më të shikuarat