Reload

Batutat - foret, ironia, sarkazma janë elementet kyçe që e karakterizojnë programin argëtues të pasdites, i cili merret me shtjellimin e temave më aktuale nga vendi dhe bota duke ilustruar gjithçka me shumë humor dhe duke thumbuar me sens dhe etikë. Në emision nuk mungojnë bisedat në studio ose përmes telefonit me protagonistët e ngjarjeve më aktuale nga politika, kultura, arti/muzika, sporti të cilët domosdoshmërisht bëhen pjesë dinamike e programit i cili kurrsesi nuk bën të jetë ndryshe. Informacionet e fundit nga Show Bizz ndërkombëtar, shoqëruar me muzikën e shumëllojshme. Shumë këngëtar/e, grupe muzikore që më pas u ngritën hovshëm në karrierë kishin intervistat e tyre të para në Reload.

Shfaq më shumë

Reload të rimbush me energji, nuk ka rëndësi a je në punë, makinë apo shtëpi!

Alternate Text