Europe House

E vendosur në qendër të Prishtinës dhe Mitrovicës së Veriut, Shtëpia e Evropës, është një vend ku qytetarët mund të shkojnë, të diskutojnë dhe të kërkojnë informata rreth Bashkimit Evropian. Shtëpia e Evropës ofron informata rreth Bashkimit Evropian, institucioneve dhe politikave të saj, rreth granteve dhe projekteve të ndryshme të BE-së në Kosovë, dhe rreth rrugëtimit të Kosovës drejt Integrimit në BE. Përmes komunikimit me qytetarët e Kosovës në çështjet e ndërlidhura me BE-në, lehtësisht mund të themi se Shtëpia e Evropës shërben si ‘dritare’ për prezencën e BE-së në Kosovë, dhe është qendër e aktiviteteve të ndërlidhura me BE-në.Të dy qendrat, në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut, ofrojnë: një kënd pritjeje, ku mund të pyesni për informacione të ndryshme lidhur me BE-në dhe Qendrën, Publikime falas rreth BE-së; kënd revistash ku qytetarët mund lexojnë revista të ndryshme javore Evropiane; një mini-bibliotekë ku mund të gjeni libra, artikuj dhe publikime lidhur me çështjet e BE-së; Për më tepër ofrojnë ligjërata, debate publike dhe prezantime mbi tema lidhur me BE-në, aktivitete kulturore të tilla si: ekspozita arti, shfaqje filmash dhe aktivitete të tjera kulturore të lidhura me BE-në. Për me shume mund te vizitoni www.europehouse-kosovo.com dhe faqet e BE-se dhe Europe House ne Facebook

Shfaq më shumë
Alternate Text
Renditja
Të fundit
  • Alfabetike
  • Të fundit
  • Më të shikuarat