InDoks | Filmi me 400 KG Kokainë
369 shikime
• 11/09/2021Rreth tre muaj më parë një depo në Kosovë ishte i mbushur me policë. Një operacion i madh ndërkombëtar zbarkoi oficerë anti-droge që nga Amerika e deri te ata kosovarë. Në një biznes privat, depo e importit, do të kapeshin 400 kilogramë kokainë e pastër. Destinacioni? Ende i panjohur. Një seri seancash gjyqësore deri tash janë mbajtur. Konferenca për shtyp e disa intervista janë dhënë nga drejtues institucionesh të sigurisë të përfshira në rast. Krejt kjo në ditët e para pas operacionit, por pastaj gjithë ajo zhurmë ia la vendin një heshtjeje. Kanë kaluar mbi tre muaj dhe 7 të arrestuarit e parë ende mbahen në paraburgim. Ka kaluar krejt kjo periudhë dhe familjarët, e madje as avokatët e tyre ende nuk kanë parë asnjë provë që i lidhë të 7 të dyshuarit me kokainën e kapur. Kanë kaluar mbi tre muaj, dhe shteti ende nuk e ka përgjigjen në pyetjen që InDoks kishte shtruar po aq muaj më parë: Të kujt ishin 400 kilogramë kokainë? E shtune, ora 20:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe kanalin Insajderi.TVTV në #YouTube. #InsajderiTV