Radio Prishtina

Radio Prishtina shkon përtej asaj që jeni mësuar të dëgjoni apo lexoni çdo ditë në mediat kosovare. Diapazoni juaj i njohurive për botën nuk mund të mbetet brenda informacioneve që shpërndahen në vend. Përmes Radio Prishtinës ju do të kuptoni zhvillimet më të reja në botë, shpejt dhe saktë. Por, edhe bota do të informohet nga Radio Prishtina. Frekuencat tona do të vijnë tek ju me programet më të reja me synim që të inspiroheni përmes rrëfimeve e përvojave të ndryshme, duke vënë para jush mundësi e njohuri të rëndësishme dhe interesante. Një lajm i ri mund të ndryshojë mendimin e po ashtu vendimin tuaj për të ndryshuar një hap në veprimtarinë tuaj, profesionin, biznesin, jetën personale...

Në planin zhvillimor, Radio Prishtina ka për qëllim rritjen dhe përparimin e saj duke ofruar informacion të konfirmuar, të besueshëm, e një radio model e kreative. Radio Prishtina ka një ekip që punën e ka pasion, e mision që dëgjuesit të marrin informacionin e duhur përmes programeve të lloj-llojshme.

Radio Prishtina ka frekuencë regjionale me bazë në Prishtinë dhe transmeton programin e saj edhe drejtpërdrejt përmes aplikacionit për telefonat e mençur dhe në uebfaqen: prishtina.fm

Shfaq më shumë
Alternate Text

Videot

Renditja
Të fundit
  • Alfabetike
  • Të fundit
  • Më të shikuarat