Deshton miratimi i projektligjit per demarkacionin, shtyhet per te merkuren
91 shikime
• 23/02/2018Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërishrt në miratimin e projektligjit për demarkacionin. Seanca e jashtëzakonshme fillimisht ishte parashikuar të mbahej të enjten por u shty për ditën e sotme por mesa duket as sot nuk u arrit një marrëveshje. Kuvëndi i Kosovës ka vendosur të shty seancën e jashtëzakonshme për ditën e mërkurë. Aktualisht, Kuvendi po përballet me problematikën e vendimmarrjes, pasi ende nuk janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjejes së demarkacionit. Të enjten kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u bëri thirrje deputetëve të votonin projektligjin, në rast të një dështimi, Kosova do të humbiste liberalizimin e vizave. Për ndërmjetësimin e arritjes së një marrëveshjeje, janë angazhuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, por në fund nuk ka pasur dakordësim të plotë nga deputetët. Sigurimi i 80 votave të nevojshme për miratimin e demarkacionit mesa duket do të jetë e vështirë pasi Vetëvendosja, e cila numëron 35 deputetë, dhe Lista Serbe me 10, janë shprehur kundër votimit. Megjithatë, dështimi për miratimin e demarkacionit ka ngjallur edhe zemërimin e disa qytetarëve të cilët kanë mbajtur një protestë jasht ambienteve të Kuvendit ditën e sotme ndërkohë që deputetët ishin mbledhur pë të votuar projektligjin. Demarkacioni është një kusht që Bashkimi Europian i ka vendosur Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërkohë që ky vend mbetet i vetmi shtet në Europë që ka ende një regjim vizash për lëvizjen në zonën “Schengen”.