InDoks | Drogë & Censurë
6.4K shikime
• 03/02/2019InDoks | Drogë & Censurë As nuk e prodhon e as nuk e përdorë në masëshqetësuese, por Kosova është vend transit për drogat nëBallkan dhe më tutje. Megjithëkëtë, numri i tërinjve që po fillojnë ta përdorin atë po shtohet çdo ditë, po ashtu edhe numri i të arrestuarve për krime në lidhje me drogë. Por, pjesa tjetër e historisëështë edhe më e errët, krerët në të lartë të vendit me lidhje me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në episode të pasluftës janë përfshirë në biznesit e madh të drogës. Në 50 minuta të këtij dokumentari të InDoks do të shfaqen për herë të parë këto lidhje. Flasin edhe ata që tregojnë se si funksion tregu i drogës, kush qëndron prapa tij, e kush e pësojnë. Me njerëzit kompetent shqyrtohet në çdo aspekt edhe nisma e politikës për ta censuruar muzikën. Trajtohet edhe dilema se a duhet të legalizohet apo jo “mariuhana”. “Drogë& Censurë” është gjithçka që nuk dihet, dhe çka dihet për këtë fenomen në Kosovë. Dhe për prapaskenat e politikës në këtë biznes multimilionësh.