
E dashura Nita
20208minMetrazhi: I shkurtërRegjia: Alban Zogjani
Nita ka mbetur e paralizuar nga një aksident automobilistik, ku shkaktar ishte burri i saj Arbeni. Nga faji që ndjen, Arbeni mundohet të gjejë mënyra të ndryshme për t’ia kthyer buzëqeshjen Nitës.
Një ditë Arbenit i vie një letër nga Ministria e Shëndetësisë. Ai ulet në kuzhinë që ta lexojë dhe kupton se ata do t’ia financojnë vetëm një pjesë të vogël të shumës totale që i duhet për shërimin e Nitës.