InDoks | Kush e solli Specialen?
373 shikime
• 15/11/2020E nisur nga raporti kontrovers i zviceranit Dick Marty, sot Gjykata Speciale është një realitet. Tashmë në bankën e të akuzuarve janë liderët më të spikatur të UÇK-së. Dhe nuk janë vetëm kaq, për 20 vitet e pasluftës në vend ata ose kanë mbajtur më herët, ose edhe në momentin e ngritjes së aktakuzës ishin duke ushtruar funksione shumë të rëndësishme politike. Procesi kundër tyre veç sa ka nisur, por një pyetje legjitime ende mbetet pezull: Kush e solli Specialen? Sa ka dokumente të propagandës serbe në aktakuzat që tashmë të redaktuara janë publike? InDoks në këtë episod sjell fakte të reja që japin disa përgjigje. E diel, 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.
0 Komente