
Krejt e thirrin Rexhën
20262h 5min
Ngjarja zhvillohet në fshatin imagjinar Sllupkovo, në Maqedoninë e Veriut, ku largimi i të rinjve drejt Evropës në kërkim të një jete më të mirë ka lënë pas një komunitet të plakur dhe familje që përballen çdo ditë me mungesën e tyre. Në qendër të historisë është Rexha dhe familja e tij. Përmes jetës së tyre, filmi sjell një portret të një shoqërie ku brezi i ri po zhduket dalëngadalë, ndërsa ata që kanë mbetur përballen me pasojat e emigrimit. Historia nis me ditëlindjen e një fëmije dhe përfundon me ditëlindjen e një burri të moshuar – një simbolikë e fuqishme e një vendi ku e ardhmja po largohet, ndërsa ata që mbeten pas vazhdojnë të jetojnë me boshllëkun e saj.
TrailerFilmi do të jetë i disponueshëm me datën 3 Tetor

