Mirkoviq: Veriu i Mitrovicës, pjesë e kriminalizuar ku e dija se do të ketë viktimë
78 shikime
• 15/02/2018Kam parandjerë që do të ketë viktima në veri të Mitrovicës, në këtë pjesë të kriminalizuar të Kosovës, e cila është fuqishëm e lidhur ngushtë me Beogradin, sepse shumica e tyre janë në SNS. Edhe Oliveri këtë e ka parandjerë, prandaj pati thënë se “ka mbetur vetëm edhe të më vrasin”. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mi ka borxh 600.000 euro. Kurse, në Serbi jetohet më keq se ndonjëherë më parë dhe mentorët e Vuçiqit tentuan të më vrasin mua dhe familjen time, jam i rrezikuar”. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, ish-deputeti i Parlamentit të Serbisë, Sasha Mirkoviq, i cili ka shpalosur qëndrimet e tij rreth gjendjes së përgjithshme aktuale në Serbi dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq.
0 Komente