Profili i komunës së Vushtrisë
80 shikime
• 22/10/2017Vushtrria është qytet në të cilin antikja dhe modernia jetojnë së bashku. Shtrihet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Që nga zgjedhjet e para që u mbajtën në vitin 2000 e deri në zgjedhjet e fundit lokale të 2013-së, me Vushtrrinë kanë udhëhequr vetëm dy kandidatë. Muharrem Shabani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në pozitën e të parit të Vushtrrisë nga viti 2000- 2002. Post ky që në zgjedhjet e radhës të vitit 2004 u more nga Bajram Mulaku i Partisë Demokratike të Kosovës për të vazhduar më pas, me qeverisjen e Vushtrrisë deri në zgjedhjet e fundit të 2013.
0 Komente