Kurti gjatë luftës: Nuk dëshiroj ta kap armen, nuk e preferoj dhunën
19.7K shikime
• 04/01/20201 Koment
AR
mondY Mondy
9 qershor 1999, Burgu i Lipjanit "...Na kapi fort shqetësimi ngaqë dëgjonim një rrahje të pamëshirshme dhe të pandërprerë diku prej një dhome të burgut. Duhet të ishte ora dhjetë e mbrëmjes kur kishte nisur rrahja. Nuk po ndalej. Në fillim dëgjohej vetëm një gjysmë zëri i njeriut që rënkonte nën goditjet. Ngaqë goditjet ishin shumë të shpeshta, ne gjykonim se po torturonin disa të burgosur njëkohësisht. Edhe atë gjysëm zëri nuk e dëgjonim më, por goditjet po. Ato vazhdonin me të njëjtin vrull. Lidhëset plastike në duar dhe zhurma e goditjeve në vesh na mbanin zgjuar. Të mbetet pak për të menduar në ato çaste, por ajo pak ta shpon trurin. Vetëm më vonë mësuam se fjala ishte vetëm për një njeri. Njeriu që ishte rrahur për
para 6 vite