Vuçiq e quan Kosovën shtet terrorist dhe banditesk
130 shikime
• 03/04/2018Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas arrestimit të Marko Gjuriqit, është shprehur me tone të ashpra ndaj Kosovës, të cilin nuk ka hezituar ta quajë shtet të imagjinuar, terrorist dhe banditesk, pasi sipas tij Prishtina zyrtare nuk ka të drejtë të ndalojë hyrjen e zyrtarëve në Kosovë. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, përmes telefonit i tha KosovaPress-it, tha se në rast se ka vërejtje lidhur me ndonjë vizitë të zyrtarëve serbë në Kosovë, atëherë kjo nënkupton se pala tjetër, në këtë rast, ajo serbe, duhet të kërkojë leje.
0 Komente