Zoti i Shpisë
Filmi dokumentari “Zoti i Shpisë”, nga regjisorja holandeze Danielle Bremer, i cili trajton diskriminimin e gruas në traditat shekullore shqiptare.
Në qendër të tij është një femër kosovare, e cila që në moshën 13-vjeçare kishte ikur nga shtëpia, pasi babai i saj donte t’ia ndërpresë shkollimin. Ajo lufton për njohjen nga familja e saj, e cila gjithmonë ka jetuar me tradita shekullore shqiptare të bazuara në dominimin mashkullor. Dëshira e saj për respekt dhe vlerësim është vendosur në sfondin e një shoqërie transformuese ku roli i këtyre zakoneve të vjetra, i shkruar në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, po ndryshon dhe njerëzit kërkojnë pozicionin e tyre në këtë realitet të ri.
Regjisorja: Danielle Bremer
Producenti : Edon Rizvanolli
Shtëpia prodhuese: Produksioni 1244