InDoks Promo | Beteja kundër bërllokut
526 shikime
• 11/01/2019InDoks Promo | Beteja kundër bërllokut Po aq sa sfida kundër Korrupsionit, për Qeverinë e Kosovës prioritet është bërë edhe beteja kundër bërllokut. Vendi është e mbushur me mbeturina. Qytetarët i hedhin gjithkund. Dhe hedhin gjithçka. Asgjë nuk është për të mos u hedhur e asnjë vend që të mos shndërrohet në deponi. Por, çka po bën shteti i Kosovës kundër këtij fenomeni? Kush po e ndihmon dhe kush po e pengon Kosovën që të jetë një vend më i pastër? #InDoks në këtë dokumentar do të merret ekskluzivisht me bërllokun që po e mbulon republikën. Me ata që po e pastrojnë vendin dhe me ata që po e ndotin atë. Me kulturën e keqe dhe me dënimet që do të pasojnë. Shumë pyetje marrin përgjigje në këtë dokumentar, por edhe shumë të tjera mbesin pezull. Por, më kryesorja: A rrezikon Kosova të kollapsojë nga deponitë e bërllokut? Të dielën, në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi