InDoks | Beteja për Veriun
7.1K shikime
• 12/05/2019Për dy dekada Kosova ka dështuar që ta shtrijë sovranitetin mbi Veriun e republikës, kurse Serbia e ka kontrolluar atë po aq gjatë pa policë e ushtarë. Vetëm me struktura paralele e zyrtarë që çuditërisht i p[aguan buxheti i Kosovës. Veriu tashmë është në një proces zgjedhor, por çka pritet të ndodh në këto zgjedhje kur ende ekziston një situatë politike sikurse atje të ketë ndaluar koha në vitin 1999? Kur ende nuk është zbardhur vrasja e Oliver Ivanoviçit e as nuk është zbehur pushteti i mafiozit Millan Radojçiq dhe dhëndëri të tij Zvonko Veselinoviq. InDoks në këtë dokumentar, me autor Visar Duriqi, do të tregoj një anë tjetër të historisë së Veriut, ku përfshihen edhe storie të mira nga ai vend, të reja nga hetimi për atentatin kundër Ivanoviçit dhe rrëfime nga bashkëpunëtorët e tij, gazetarët serbë që nuk i do Vuçiqi, dhe shoqëria civile e atij regjioni. Si ka shkuar deri tash dhe se edhe sa do të vazhdojë Beteja për Veriun e mësoni të dielën në ora 20”10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi.