InDoks | Bordet, nga kapja në kapje
4.7K shikime
• 19/04/2020Ndërmarrjet publike në vend që kontrollohen nga borde që kryesisht emërohen nga Qeveria, por disa edhe nga Kuvendi, për krejt periudhën e pas pavarësisë së Kosovës ishin stërmbushura me militantë partish. Me njerëz të PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës e madje rendi u kishte ardhur që të çonin atje njerëz edhe partive të vocërra që herë pas herë i bashkoheshin këtyre partive nëpër koalicione qeveritare. Publiku kishte pritur një qasje tjetër nga Qeveria e Albin Kurtit, e proklamuar edhe si Qeveria e Shpresës. InDoks në këtë episod do të trajtoj fatin e bordeve të ndërmarrjeve publike. Kush e filloi lojën e pistë me emërime politike? Kush e vazhdoi atë? Kush i shndërroi ato në mekanizma për punësime partiake? Si u bë që bordet nga kapja politike të përfundojnë në një kapje tjetër politike? “Bordet, nga kapja në kapje”, e diel në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.