InDoks promo | E Përdhunuar nga shteti
943 shikime
• 09/02/2019InDoks | E përdhunuar nga shteti Ishte një publikim i Insajderit që ktheu gjithçka në rrugën që do të duhej: Që drejtësia të merrej me këtë krim të shumëfishtë ndaj një të miture nga një familje e varfër në një qytezë të pazhvilluar. Në Drenas. Historia e këtij rasti, tashmë dihet. Por, cilat janë prapaskenat e krejt këtij fenomeni? Sa është Policia e Kosovës, si institucion, e zhytur në krim? Si u mbyll rasti i profesorit të dyshuar për pedofil në Prokurori? Cilat janë lidhjet e policit të dyshuar si pedofil, po ashtu, me biznesmenë të fuqishëm? Kush e nisi krejt këtë rast dhe çka po bënë Inspektorati Policor? Këto dhe shumë përgjigjet do të mësohen në këtë dokumentar të InDoks me autor Visar Duriqi. Pjesë të pa publikuara të rrëfimit të viktimës, intervista ekskluzive me njerëz që e nisën rastin e ata që po e hetojnë dhe publikimi i dokumenteve të panjohura për publikun do të jenë pjesë të këtij dokumentari. Është një dokumentar për dhunën e shtetit kundër një vajze të vetme. Por, që mund të mos jetë rasti i vetëm i këtyre përmasave. Të dielën në ora 20:10. Live në Insajderi