InDoks | PDK, një dekadë e errët
12.5K shikime
• 14/07/2019Për më shumë se një dekadë, PDK-ja e krijuar nga Hasim Thaçi dhe e trashëguar nga Kadri Veseli nuk i është ndarë pushtetit. Duke qeverisur që nga viti 2007, e më shumë duke keq-qeverisur. Po e kërkojnë tash edhe një “Dekadë të re”. InDoks në dokumentarin “PDK, një dekadë e errët” me autor Visar Duriqi, do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Shpalosen edhe momente krizash, aferash e hajni votash. Është një dokumentar për një dekadë të errët në Republikën e Kosovës. Të dielën, në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi