InDoks Promo | Dervish ‘Milici’
691 shikime
• 11/10/2020Për dy dekada pas luftës, Dervish Krasniqi, I njohur si Dervish ‘Milici’ kishte jetuar në Klinë. Deri në arrestimin e tij nën dyshimin për krime lufte. “Rrëfime dëshmitarësh për të bëmat e Dervish Krasniqit”, është episodi i InDoks që gërmon në të kaluarën dhe veprimet e dyshimta të këtij personazhi. Treguar përmes rrëfimesh të personave që dëshmojnë se janë viktimat e tij. Si u bë që ai nuk u përball me drejtësinë deri tash? Çfarë veprimesh të dyshimta kriminale i përshkruhen atij? Kush janë shqiptarët e tjerë që përmendën që punuan ngushtë e paturpësisht për regjimin e Sllobodan Milloshevicit duke u etiketuar si ‘milicë”? E diel, 20:10, në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.
0 Komente