InDoks Promo | Kush e kontrollon Veriun?
1.1K shikime
• 11/04/2020Edhe ne kohën e pandemisë COVID-19, Veriu i Kosovës vazhdon të funksionoi shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Republikës. Pikërisht në urën mbi Ibër që e ndanë Mitrovicën në dysh, në baza etnike, aty ëhstë vendosur edhe kontrolli për të ndarë Veriun e prekur nga pandemia, dhe Jugun që konsiderohet ende i paprekur. Ky qytet vazhdon të jetë i ndarë. Edhe në kohë pandemie edhe pa të. Edhe në kohë paqeje edhe në kohë trazirash. Por, në këtë kohë pandemie, si kurrë më parë po shtrohet një pyetje legjitime: Kush e kontrollon Veriun? Kush e shpalli atje gjendjen emergjente? Qeveria e Aleksandër Vuçiçit dhe strukturat e kontrolluara nga ajo, po Qeveria e Albin Kurtit? Urdhëratës e kujt i zbatojnë policët kosovarë? A e ka humbur kontrollin qeveria kosovare në këtë tokë të Republikës?