InDoks | Shteti i ryshfetit
23K shikime
• 15/12/201920 % e bizneseve në Republikën e Kosovës kanë deklaruar që kanë dhënë ryshfet vetëm për të përshpejtuar procedurat me institucionet shtetërore. Një 20% tjetër i kompanive japin ryshfete pa ua kërkuar, pasi që kjo tashmë është bërë pjesë e kulturës kosovare. Në ryshfet janë përfshirë prej zyrtarëve më të thjeshtë e deri te zyrtarët më të lartë të Qeverisë, e institucioneve të pavarura. InDoks në këtë emision sjell një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Ekskluzivisht në këtë dokumentar transmetohen përgjime ku zyrtarët e një Agjencie kosovare kapen me para në xhep. Pas hulumtimit të InDoks kanë nisur edhe hetimet nga Policia. “Shteti i ryshfetit”, me autor Visar Duriqi, transmetohet këtë të diele, në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.