InDoks | Vrasja me shumë mistere në Pejë
116.6K shikime
• 16/02/2020Në shtatorin e vitit 2011 Peja ishte tronditur nga një përplasje grupesh ku u përdorën edhe armë. Pati të vrarë e të plagosur, e krimi ndodhi në pikë të ditës. Një proces i komprometuar hetimi u bë, e ky rast shkoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Afro 10 vite më vonë ky rast është ende i gjallë si ditën kur ndodhi. Provave të reja që familja pretendon që i ka siguruar e që dëshmojnë, sipas tyre, se anëtari i familjes së tyre nuk e kreu kurrë krimin për të cilin u dënua. Akuzojnë edhe Prokurorin e rastit që iu kërkoi shumë ryshfet. Edhe gjyqtarin e EULEX-in që ishte i padrejtë. Edhe policë që manipuluan prova. Për herë të parë para publikut sillen edhe incizimet e këtij rasti të filmuara nga kamerat e sigurisë. Edhe dokumente e ekspertiza që hedhin dyshime të mëdha që nëse vërtetë Gjykata morri një vendim të drejtë. “Vrasja me shumë mistere në Pejë”, me autor Visar Duriqi shfaqet të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.