InDoks | EULEX-i kundër Drenicës
6.7K shikime
• 19/05/2019Dhjetëra të akuzuar e shumë vite burg të mbajtura nga drejtuesit më të të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rastin “Drenica” janë vetëm disa nga dëmet që i ka shkaktuar misioni EULEX. Edhe shumë dëme të tjera mund ti pësojë Kosova kur të akuzuarit të nisin të kërkojnë dëmshpërblime. InDoks në dokumentarin e radhës “EULEX-i kundër Drenicës”, me autor Visar Duriqi, i kthehet këtij rasti për të parë se ku gaboi, ndoshta edhe me qëllim EULEX-i, e ku në emër të drejtësisë u shkel ajo. Sa kishte propagandë e sa prova reale për këtë rast. Kush ishin personat që qëndronin prapa perdeve duke e dirigjuar këtë rast. Sot, shtatë vite më vonë provat e reja tregojnë që më shumë se sa një hetim për krime lufte ky ishte një mision i ELEX-it kundër disa individëve të UCK-së së paku. Këtë të diele, ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi.