InDoks Promo | Republika e Fajdeve
5.5K shikime
• 01/06/2019Janë me dhjetëra grupe fajdesh që kanë funksionuar e funksionojnë në Kosovë. Disa prej tyre mirë të lidhura me politikën e të tjera me gjykatës e prokurorë të fuqishëm. Përfshihen edhe hoxhallarë e priftërinjtë. Si u bë që edhe pas dënimeve për këtë krim mafioz gjykatat vendosën që të mos ua konfiskonin pasuritë? Si ringjallen këto grupe dhe i sulmojnë viktimat e tyre si të dalin nga burgu? Këto dhe detaje të metodave çnjerëzore që grupet e fajdeve përdorën kundër viktimave të tyre i mësoni në dokumentarin “Republika e Fajdeve”, me autor Visar Duriqi. Flasin prokurorë e viktima. Shpalosën dosje ekskluzive e të dhëna shqetësuese. Zbulohen lidhje familjare e kriminale që shkojnë deri te drejtuesit më të lartë të shtetit. Të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.