InDoks Promo | Triumfi dhe rënia e Enver Sekiraqës
3K shikime
• 03/03/2019InDoks | Triumfi dhe rënia e Enver Sekiraqës Afro një dekadë e gjysmë pas vrasjeës së policit Triumf RizaInDoksrikthehet me një dokumentar mbi të pathënat e kësaj histori. Mbi dështimin e drejtësisë. Mbi lidhjet e mafias me politikën. Për ata që ranë viktima të krimit të bandës sëEnver Sekiraqës e kurrë nuk u gjykuan ato raste. Edhe për fatin e familjarëve të policit që edhe sot enden gjykatave për pak drejtësi. Flasin personat kryesor në histori, familjarë, miq e shokë. Zbulohen dokumente dhe episode të panjohura për publikun për një histori mafioze në zemër të një shteti që më paka se një vit më vonëse data e krimit do tëshpallte pavarësinë. Ky hulumtim i InDoks, me autor Visar Duriqi, jep shumë përgjigje, por mbesin ende pyetjet se pse nuk u hetua pasuria e Enver Sekiraqës? Pse nuk u gjetën burimet e tij eventuale brenda Policisë së Kosovës që mund të ia kenë mundësuar arratisjen për shumë vite? Cilat janë provat e forta që e lidhin Sekiraqën me vrasësin e Triumf Rizës? Të dielën në ora 20:10 live nëInsajderi dhe Gjirafa Video ndiqeni dokumentarin “Triumfi dhe rënia e Enver Sekiraës”.