InDoks Promo | Policë dhe kriminelë
539 shikime
• 20/04/2019Imazhi i Policisë së Kosovës si një nga institucionet më të besueshme në vend, i ndërtuar nga OJQ të dyshimta, del të mos jetë i tillë. Pjesëtarë të kësaj force janë përfshirë në vrasje të rënda, vjedhje, trafikim me drogë e qenie njerëzore. Madje as dhomat e dëshmive në Polici nuk ishin të sigurta nga policët. InDoks në këtë dokumentar, me autor Visar Duriqi, do të zbulojë detaje të reja të hetimit kundër policit që dyshohet se kreu vrasje në Suharekë, të reja rreth hetimit për invalidët veteranë që mashtruan Policinë e tash edhe janë graduar. Detajet e një rasti ku policë e prokuror dyshohet se u përfshinë në një vjedhje të disa mijëra eurove në një bastisje janë shpalosur në tërësi në këtë emision. Sa policë po hetohen, akuzohen e gjykohen për krime të rënda? Kush janë drejtuesit më të larët të kësaj force që janë zhytur në krim e kontrollohen nga politika? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i mësoni të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi