Pronto Grande
1.3K shikime
• 04/05/2018Të dielen në ora 20:10 në RTV Dukagjini shfaqet @InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi. “Pronto Grande” është një #dokumentar për rrjetet e fuqishme kriminal që mashtruan mijëra kosovarë me viza për në Evropë. Është një histori që ekspozon krimin dhe politikën të ulur në një tavolinë për të keqpërdorur fatin e keq të një kombi të izoluar. Si funksiononte rrjeti i Ukë Rugovës që merrte ryshfete për viza italiane? Kush qëndronte prapa tyre dhe si ndodhi që përmes këtij rrjeti viza morën edhe kamikazë të ISIS-it? Si funksiononte rrjeti i Milaim Zekës, deputet i pushtetit, dhe çfarë shuma kërkonin ata për një vizë pune? Sa është numri i viktimave i këtij grupi? Pse një grup tjetër që mashtroi me viza dhe nuk kishte lidhje politike ra në burg pa zhurmë e shumë shpejt? Në këtë dokumentar flasin njerëzit kryesor të akuzuar si pjesë e këtyre grupeve, por edhe gazetarë që raportuan për këto afera. Dokumente ekskluzive dhe pamje që konfirmojnë këto krime do të transmetohen për herë të parë në këtë emision.