Insajderi /Intervistë | Rrëfimi ekskluzive i nxënëses së përdhunuar nga profesori dhe polici në Dren
228.7K shikime
• 07/02/2019Insajderi /Intervistë | Rrëfimi ekskluzive i nxënëses së përdhunuar nga profesori dhe polici në Drenas Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e arsimtarit të saj, Shkelzen Xhekaj dhe hetuesit policor, Vesel Veseli. E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë. Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës. E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar. E rritur në një familje të varfër me të gjithë anëtarët të papunë, A.G., ka folur se si ishte joshur nga profesori i saj derisa e kishte çuar në afërsi të stadiumit në një veturë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ajo natë ishte hera e parë që ajo po kryente marrëdhënie. Ajo ka treguar se pse kishte vendosur ta denonconte në Polici arsimtarin, Xhekaj dhe si kishte përfunduar në duart e një dhunuesi tjetër, kësaj here me uniformë polici. Rrëfimi i saj trishtues i plotë i dhënë për Insajderin dhe InDoks mund të gjendet këtu