Emisioni dhe Aksioni - Mbyllja e fabrikës së mbathjeve për veprimtari të dyshimtë
7K shikime
• 10/10/2017Mbyllja e fabrikës së mbathjeve për veprimtari të dyshimtë “Dogana” në emisionin e dytë sjell pamje reale nga aksioni i zyrtarëve doganorë në kapjen e mallrave të pa licencuara. Kësaj here ata hasin në një fabrikë të prodhimit të mbathjeve të markave shumë të njohura botërore, të cilat dyshohen se janë pa licencë. Si erdhi deri te zbulimi i veprimtarisë së dyshimtë të kësaj fabrike, çfarë ndodh me këtë fabrikë dhe mallin e konfiskuar, çfarë licence i mungonte kësaj fabrike? Dhe në pjesën e dytë të emisionit mund ta ndiqni intervistën me zyrtarin doganor që flet për të drejtën e pronësisë intelektuale. Çfarë thotë Ligji për Pronësi Intelektuale, si mbrohen të drejtat e autori në Kosovë, sikurse në rastin e mallit të konfiskuar në fabrikën e mbathjeve. Çfarë llojesh të mallrave kontrabandohen në Kosovë, cila është cilësia e tyre? Për këto dhe shumë detaje tjera, ndiqeni emisionin “Dogana”.