Kapen mijëra copë cigare
1.1K shikime
• 01/04/2018Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, dje pasdite ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara. Njësit e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar. Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën se një person po tenton të largonte cigaret nga prona e tij duke tentuar ti hudhur tutje. Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim vërejten se kishte sasi të duhanit pa banderola të Republikës së Kosovës, sasia si në vijim: 1. Cigare pa banderolle Ashima – 3800 cope cigare 2. Cigare pa banderolle Art Slims -39000 cope cigare 3. Cigare pa banderolle Belagio - 5000 cope cigare 4. Cigare pa banderole President – 18200 cope cigare 5. Cigare pa banderolle Eva Slims – 9600 cope Cigare . Cigaret pa banderolle jane konfiskuar dhe pales i jane leshuar vertetimi per konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.